Art&Argëtim

Drejt Karaibeve me një nga jahtet më të mëdha në botë, bilioneri amerikan në izolim të përsosur, revolton ndjekësit: E

1 Prill 2020, 08:41 Nga DOSJA
Drejt Karaibeve me një nga jahtet më të mëdha në

SHBA– Si mund ta bëj vetëizolimin më joshës? Bilioneri David Geffen ka zgjedhur që karantinën e tij ta realizojë në një jaht gjigand dhe super luksoz.

Edhe në mes të një katastrofe globale, njerëzit ende mund të gjejnë mënyra për ta shndërruar gjendjen aktuale në një udhëtim të këndshëm. Bilioneri 77-vjeçar, David Geffen ka zgjedhur që izolimin e tij ta kalojë në jaht, dhe jo në një jaht të thjeshtë.

Por, në “Rising Sun”, një nga jahtet më të mëdha private në botë, me një gjatësi plot 454 metra. Destinacioni i tij janë Karaibet.

“Izololuar në Grenadines duke shmangur virusin. Shpresoj që të gjithë të jeni të sigurt”,– shkruajti miliarderi 77-vjeçar në një postim në Instagram.

Por, ky fakt ka nxjerr në pah pabarazitë shoqërore dhe ka nxitur kokmentuesit në rrjete sociale, të kritikojnë postimet e bilionerit. Postimi i Geffen nxorri në pah se jo të gjithë njerëzit po ‘e vuajnë’ izolimin. Të pasurit e shikojnë si një mundësi për t’u arratisur, drejt destinacioneve ekzotike.

Kjo është thjeshtë e turpshme dhe e panatyrshme”- ishte komenti i një ndjekëseje në profilin e bilionerit. Por komentet negative ishin pafund, dhe kritikat drejtuar David Geffen ishin të shumta.

E megjithatë, Geffen nuk është i vetmi që e bën këtë. Ai është një miliarder, kështu që versioni i tij i distancimit joshës social është me përmasat e një miliarderi, por një shikim i shpejtë në median sociale, mund të na bëjë të kuptojmë se ka plot të pasur që po e kalojnë këndshëm izolimin. Në vilat e tyre luksoze, ose në shtëpitë e pushimit, me një ambjent përrallor, pishina, ose detin në plan të parë, pasanikët po realizojnë disa pushime me rastin e pandemisë së koronavirusit.

Burimi: The Guardian

R.L/Dosja.al

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

argetim argetim bilioneri i izoluar ne jaht david geffen karaibe koronavirusi dhe pasaniket bilioneri i izoluar ne jaht david geffen karaibe koronavirusi dhe pasaniket

Sondazh

Poll