Art&Argëtim

Shkarkimi i gjyqtarëve të Kasacionit nga Ahmet Zogu, çfarë shkruante asokohe media franceze: Qeveria mbretërore i pastroi

1 Prill 2020, 06:42 Nga DOSJA

FRANCË- “Journal des débats politiques et littéraires” ka botuar, të mërkurën e 9  marsit 1932, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me shkarkimin asokohe të të gjithë gjyqtarëve të Gjykatës së Kasacionit nga qeveria mbretërore shqiptare, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Na shkruajnë nga Tirana :

Zyra e shtypit shqiptar komunikon shkresën në vijim :

Qeveria mbretërore, pasi konstatoi se sjellja e gjyqtarëve të Gjykatës së Kasacionit ishte e papajtueshme me misionin e tyre të lartë dhe se mosmarrëveshja midis anëtarëve minonte prestigjin e Gjykatës, deklaroi se gjyqtarët nuk mund të mbaheshin në funksionet e tyre. Qeveria mbretërore, duke pasur si qëllim pastrimin e Gjykatës së Kasacionit dhe e bazuar në ligjet në fuqi, vendosi të shkarkojë të dhjetë anëtarët e saj. Vendimi iu komunikua të interesuarve nga Ministria e Drejtësisë. Pas disa ditësh, qeveria do të emërojë gjyqtarë të rinj që paraqesin të gjitha garancitë e nevojshme për misionin e tyre të lartë.

Marrë nga Darsiani

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

dikur dikur ahmet zogu aurenc bebja france ahmet zogu aurenc bebja france

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 31 Mars 2020, 14:57

TIRANË- 50 arstistë shqiptarë u mblodhën bashkë duke sjellë në një mënyrë origjinale këngën e famshme “Shqipëri o vendi im”, një tekst i Hysni Milloshit, i...