Art&Argëtim

Të mbyllur brenda nga koronavirusi/ Këngëtarja Mihrije Braha tregon si po e kalon izolimin: Me Naimin i kemi ndarë punët, a

31 Mars 2020, 19:15 Nga DOSJA
Të mbyllur brenda nga koronavirusi/ Këngëtarja Mihrije Braha

KOSOVË-Mihrije Braha është rikthyer nga SHBA dhe tashmë prej disa ditësh është e izoluar në Prishtinë. Në një lidhje skype me emisionin “Vizioni i Pasdites” ajo rrëfeu disa momente nga dita e saj në karantinë teksa veçoi si bëhet ndarja e punëve në shtëpinë e saj.

“Me Naimin i kemi ndarë punët. Naimi pastron shtëpinë, i bie deri ne fund, unë gatuaj dhe laj enët.  Shikoj filma, lexoj libra . Naimi fillon ushtrimet e tij, stërvitet në shtëpi . Më mungojnë shumë gjëra nga jeta normale, por frika që virusi është pas derës së shtëpisë, kam zgjedhur te rri në shtëpi.”– ka thënë Mihrija.

Në rang global janë regjistruar mbi 40 mijë viktima nga COVID-19. Europa tashmë është epiqendra e COVID-19. Numri i viktimave në Itali ka shkuar në 12,428. Po kështu, numri i viktimave është rritur ndjeshëm edhe në Spanjë, deri më tani 8,269 persona kanë ndërruar jetë. COVID-19 është përhapur edhe në Ballkan. Në Kosovë ka shkuar në 108 numri i të prekurve dhe deri më tani ka humbur jetën vetëm një person. Në vendin tonë ka 243 persona të infektuar dhe 15 viktima.

(A.K.Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz #mihrije braha koronavirusi ne kosove koronavirusi ne shqiperi #mihrije braha koronavirusi ne kosove koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 31 Mars 2020, 14:57

TIRANË- 50 arstistë shqiptarë u mblodhën bashkë duke sjellë në një mënyrë origjinale këngën e famshme “Shqipëri o vendi im”, një tekst i Hysni Milloshit, i...