Art&Argëtim

Kompania që dëshiron të kthejë xhamat e dritareve tuaja në panele diellore

31 Mars 2020, 16:45 Nga DOSJA
Kompania që dëshiron të kthejë xhamat e dritareve tuaja

KALIFORNI– Kjo bëhet e mundur përmes një  “xhami diellor” që mund të shndërrojë rrezet e diellit në energji, pa pasur nevojë për panele që jemi mësuar të shohim deri më tani.

Ndërmarrja, jashtë Institutit të Teknologjisë në Masaçusets në vitin 2012, tha se do ta përdorte këtë teknologji për të shndërruar praktikisht çdo sipërfaqe xhami në një panel diellor.

“Mund të aplikohet xhamat e dritareve, tek xhamat e automjeteve si edhe në xhamin e Iphon-it tuaj.”- tha Miles Barr, themeluesi dhe drejtori kryesor i teknologjisë së kompanisë, për CNN.

“Ubiquitous Energy” po kërkon të përfitojë nga bumi i energjisë së rinovueshme të Shteteve të Bashkuara, deri në vitin 2021, sipas Institutit për Ekonomi.

Çelësi i këij produkti është një bojë organike që mund të përdoret për mbështjellur sipërfaqet e qelqit. Boja lejon që rrezet e diellit të kalojnë dhe i bëjnë dritaret të duken normale, duke kapur rrezet e padukshme infra të kuqe nga dielli.

Barr tha se panelet transparente të “Ubiquitous Energy” mund të prodhojnë deri në dy të tretat e energjisë që prodhojnë panelet tradicionale. Dhe ai tha se kushtojnë rreth 20% më shumë për t’u instaluar krahasuar me  një dritare të thjeshtë që gjithkush ka në shtëpi, një kosto që ai pretendon se kompensohet nga energjia elektrike që ata prodhojnë.

Burimi: CNN 

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kuriozitete kuriozitete kaliforni panele diellore shba ubiquitous energy kaliforni panele diellore shba ubiquitous energy

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 31 Mars 2020, 14:57

TIRANË- 50 arstistë shqiptarë u mblodhën bashkë duke sjellë në një mënyrë origjinale këngën e famshme “Shqipëri o vendi im”, një tekst i Hysni Milloshit, i...