Aktualitet

Numri i lartë i vdekjeve nga COVID-19, Rakacolli: Virusi nuk dëmton vetëm mushkritë, por dhe zemrën

31 Mars 2020, 21:01 Nga DOSJA
Numri i lartë i vdekjeve nga COVID-19, Rakacolli: Virusi nuk dëmton

TIRANË- Zëvendës ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, ka folur sot për rastet e shumta të vdekjeve nga COVID-19. E ftuar sot në emisionin “Real Story”, Rakacolli u shpreh se në rastet e fundit është vënë re që koronavirusi nuk dëmtonte vetëm mushkëritë e pacientëve, por edhe muskulin e zemrës, apo enët e gjakut.

Për ne mjekët edhe 1 vdekje do të thotë shumë ne nuk shohim numrat, por njerëzit. Sëmundja e koronavirusit është një sëmundje e re, akoma e panjohur mirë dhe si e tillë nuk zhvillohet njësoj në të gjithë njerëzit. Për të gjetur shkakun e vdekjes është autopsia, por unë di t’ju them që shumica e viktimave ka pasur edhe sëmundje të tjera bashkëngjitëse. Nga ana tjetër ka pasur mes viktimave edhe njerëz në moshë të re pa patologji bashkëshoqëruese. Koronavirusi ende nuk është njohur. Në rastet e fundit kemi kuptuar që ka ndodhur që dëmton muskulin e zemrës, ka dhënë dëmtime të enëve të gjakut duke dhënë mikrotromboza”,- tha ajo.

Numri i personave të infektuar në vendin tonë ka në shkuar në 243, ndërkohë që 15 persona kanë ndërruar jetë. 52 persona janë të shëruar. Harta e rasteve është zgjeruar tashmë në 17 qytete, ku mbizotërojnë 129 raste në Tiranë, 26 në Durrës 23 në Fier dhe 15 në Korçë. Qytetet e tjera kanë nga 1-5 raste. Aktualisht janë 77 të shtruar, 8 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 3 janë të intubuar.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 mira rakacolli koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 mira rakacolli

Sondazh

Poll