Aktualitet

Mbylli sytë pasditen e sotme nga koronavirusi/ Si u infektua 77-vjeçari nga Kavaja, shkoi në tre spitale të ndryshme derisa

31 Mars 2020, 20:36 Nga DOSJA
Mbylli sytë pasditen e sotme nga koronavirusi/ Si u infektua

TIRANË– Një prej viktimave të koronavirusit është edhe një 77-vjeçar nga Kavaja mbylli sytë, i cili ndërroi jetë nga një infarkt miokardi. Mësohet se i moshuari 77-vjeçari nga Syneji i Kavajës vuante nga disa sëmundje të tjera kronike, të cilat ia ndërlikuan edhe gjendjen mjekësore.

77-vjeçari vuante nga disa sëmundje: Diabet mellitus, insuficience renale kronike dhe insuficiencë kardiake. Mësohet se i moshuari ishte nisur për tek Infektivi në Tiranë më 16 mars, pasi sapo ishte kthyer nga Italia.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se ai ka kryer një vizitë në spitalin e qytetit të Kavajës dhe më pas është dërguar në Durrës. Sapo atij i është bërë testi, i moshuari është nisur me urgjencë në Tiranë.

Ndërkohë familjarët u karantinuan menjëherë dhe u testuan me tampon por rezultuan të gjithë negativë.

(k.m/a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll