Aktualitet

Bëri postime të dyshimta në Facebook me shokët, analisti i njohur në shënjestrën e Anti-Terrorit: Besoj më marrin nesër

31 Mars 2020, 20:57 Nga DOSJA
Bëri postime të dyshimta në Facebook me shokët, analisti i

TIRANË– Ditën e sotme janë marrë nën hetim 10 qytetarë, të cilët kishin bërë deklarata terroriste në rrjetet e tyre sociale. Dosja.al ka mësuar se një prej tyre është gazetari dhe analisti Olsi Jazexhiu, i cili bashkë me miqtë e tij kanë bërë deklarime që autoritetet i quajnë të gabuara.

Në postimet e fundit në rrjetet sociale, Jazexhiu ka shprehur hapur se nuk beson se koronavirusi është i vërtetë dhe se e gjitha ishte një shpikje. Madje ai ka shpërndarë vazhdimisht edhe masat e marra nga kryeministri, duke mos i kursyer edhe mendimet.

Dosja.al ka kontaktuar me Jazexhiun, i cili është shprehur se deri më tani nuk ka asnjë kominikim nga Policia, dhe pret që të thirret nesër për të dhënë deponimin e tij.

“S’më kanë kontaktuar asgjë deri më tani. Nuk më kanë thirrue ende, besoj më marrin nesër. Po ashtu nesër do të bëj një video ku do t’i përgjigjem vetë Gledis Nanos (Shefi i Anti-Terrorit),”-është shprehur analisti.

Jazexhi njihet si një analist kundër qeverisë së Edi Ramës, por dhe ai anti-amerikan, i cili nuk nguron që t’i fshehë bindjet e tij. Por pikërisht këto bindje e kanë futur në telashe me hetuesinë, pasi sipas gazetares Anila Hoxha, për të dhe miqtë e tij kanë nisur hetimet dhe tashmë dosja është në Prokurori.

(k.m.ab./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet olsi jazexhiu olsi jazexhiu

Sondazh

Poll