Politike

‘Je kryeministri më fatkeq’/ Mustafa Nano e pyet Ramën pa filtra: Je testuar për koronavirus? Ja si përgjigjet kreu i qe

31 Mars 2020, 19:16 Nga DOSJA
‘Je kryeministri më fatkeq’/ Mustafa Nano e pyet Ramën pa

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka qënë në një lidhje direkte me emisionin “Provokacija” të drejtuar nga Mustafa Nano. Ky i fundit e ka pyetur kryeministrin Rama nëse kishte bërë test për koronavirusin, duke marrë shkasë edhe nga infektimi i homologut të tij britanik, Boris Johnson. 

Rama është shprehur se nuk ka bërë asnjë testim pasi nuk ka pasur asnjë simptomë në mënyrë që të dyshonte se ishte infektuar. 

PJESË NGA BISEDA:

Mustafa Nano: Mendoj se jeni kryeministri më i pafat i Shqipërisë, tërmeti pastaj koronavirusi.

Edi Rama: Gjyshja ime thoshte zoti zgjedh shpatullat ku i vëndos gjërat e rënda. Kjo është një barrë për t’u mbajtur dhe do çuar deri në fund.

Mustafa Nano: Keni bërë ndonjë testim?

Edi Rama: Jo. Mendoj se nuk duhet të testohet kush nuk ka simptoma, por gjithkush duhet të sillet njësoj sikur e ka koronavirusin.

Mustafa Nano: E ke menduar ndonjëherë që mund të mos ia dalim?

Edi Rama: Pikërisht e kam menduar prandaj janë marrë edhe masat. Jemi më të dobët dhe duhet të vrapojmë më shpejt për t’u futur në shtëpi. Një specialist tek Fevziu parashikoi 18 mijë të vdekur nëse nuk do ishin marrë masat, ne nuk e kemi marrë luksin as të humbasim qindra. Ogertën e admiroj për angazhimin obsesiv që ka për punën e saj. E ka ndjekur koronavirusin që në Kinë. Pastaj kur erdhi në Itali, e ndoqëm edhe nga afër

Ndërkohë numri i personave të infektuar në vendin tonë ka në shkuar në 243, ndërkohë që 15 persona kanë ndërruar jetë. 52 persona janë të shëruar. Harta e rasteve është zgjeruar tashmë në 17 qytete, ku mbizotërojnë 129 raste në Tiranë, 26 në Durrës 23 në Fier dhe 15 në Korçë. Qytetet e tjera kanë nga 1-5 raste. Aktualisht janë 77 të shtruar, 8 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 3 janë të intubuar.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama koronavirusi ne shqiperi edi rama koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll