Sport

Fotoja e CR7 acaroi portugezët: Na e largoni atë leckaman nga Madeira!

31 Mars 2020, 18:33 Nga DOSJA
Fotoja e CR7 acaroi portugezët: Na e largoni atë leckaman nga Madeira!

Fotografia e yllit Cristiano Ronaldo duke bërë shëtitje në rrugët e Madeiras me familjen e tij dje ka shkaktuar paksa rrëmujë në Portugali. Portugezët janë në karantinë prej koronavirusit, por Ronaldo ka preferuar të bëjë një shëtitje.

Kjo ka zemëruar politikanin vendës, Rafael Macedo, i cili ka kritikuar ashpër sjelljen e lojtarit të Juventusit. “Dua që ajo kafshë që vjen nga Italia të qëndrojë në shtëpi. Largojeni atë leckaman nga Madeira!” – është shprehur ai.

Fjalë të ashpra, por janë përgënjeshtruar (me siguri nga halli) nga vetë Macedo. Politikani ka deklaruar se një haker i ka marrë në përdorim faqen e tij të Facebook-ut.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport fotoja ronaldo sulmi fotoja ronaldo sulmi

Sondazh

Poll