Politike

30 Mars 2020, 18:28 Nga DOSJA

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka telefonuar një të moshuar nga Kruja, e cila kishte kërkuar që të ndihmohej lidhur me ilaçet e saj pasi num mund të gjendeshin në Shqipëri.

Në fund të telefonatës së saj, e moshuara i ka kërkuar ndjesë kryeministrit duke i kërkuar që t’i falë ata që e mërzisin.


BISEDA:

Rama: Alo, përshëndetje, Edi Rama jam

E moshura: Faleminderit, Zoti të rujt o Zot i Madh. Unë kam kaluar infarkt dhe para dy javësh kalova në paralizë. Ilaçet që më kanë nisur çunat s’më kanë ardhur. Kam edhe një tjetër që bën 80 mijë lekë.

Rama: Do interesohemi dhe do ta gjejmë patjetër.  Nesër do t’i sjellim në shtëpi

E moshura: Faleminderit shumë, na e boj hallall se të kemi mërzit

Rama: Nuk arrin mërzia tek unë se jam i gjatë

Ndërkohë në Shqipëri bilanci i personave të infektuar ka shkuar në 223. 44 janë të shëruar dhe 11 viktima. Harta e 11 rasteve të reja zgjerohet në Tiranë, Fier, Shkodër, Tropojë dhe Korçë, ndërkohë që në spitalin Infektiv po marrin shërbim mjekësor 74 pacientë, 4 prej tyre të vendosur në frymëmarrje të drejtuar.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama koronavirusi ne shqiperi edi rama koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll