Aktualitet

Riatdhesimi i shqiptarëve, zv.ministri i Jashtëm Tare: Do kthejmë vetëm ata në nevojë, ndryshe shkojmë në kolaps

30 Mars 2020, 21:12 Nga DOSJA
Riatdhesimi i shqiptarëve, zv.ministri i Jashtëm Tare: Do kthejmë

TIRANË– Zv.ministri i Jashtëm, Agron Tare, i ftuar në emisonin “Opinion” ka folur lidhur me mënyrën sesi shtetasit shqiptarë po riatdhesohen. Në fjalën e tij, Tare tha se ambasadat shqiptare në të gjithë vendet kanë vënë në dispozicion të gjithë numrat e emergjencës në Ambasadat shqiptare në botë.

Tare tha se do të riatdhesohen vetëm ata persona që janë ekstremisht në nevojë pasi riatdhesimi i të gjithëve mund të jetë fatal për vendin. 

“Të gjitha kanë numra emergjence, dhe kemi shtuar edhe të tjerë. Sot që flasim kemi pasur 5 mijë mesazhe dhe telefonata. Ka ngarkesë të madhe dhe qytetarët i kanë numrat e zënë dhe thonë pastaj që nuk përgjigjen. Po kujdesmi që të marrim vetëm ata që janë ekstremisht në Shqipëri. Nëse i riatdhesojmë të gjithë mund të shkojmë në kolaps. Ata janë bomba biologjikë që lëvizin,”– tha Tare.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet agron tare riatdhesimi i shqiptareve agron tare riatdhesimi i shqiptareve

Sondazh

Poll