Sport

Nuk po duron dot në karantinë, Griezmann ka një kërkesë për Barcelonën

30 Mars 2020, 17:09 Nga DOSJA
Nuk po duron dot në karantinë, Griezmann ka një kërkesë

Antoine Griezmann ka një kërkesë të re për Barcelonën. Edhe pse ende nuk i ka justifikuar 120 mln eurot që klubi katalanas ka paguar për ta blerë nga Atletico Madrid, sulmuesi francez shpreson se pas karantinës gjërat do të ecin mirë.

“Karantina po shkon mirë, por nuk mund të bëj asgjë në shtëpi. Do doja të rimerrja numrin 7. Më pëlqen shumë. Më mungon futbolli. Unë nuk e kam idenë se kur do të rinisë kampionati apo stërvitja”, ka deklaruar kampioni i botës.

Këtë sezon Griezmann ka shënuar vetëm 8 gola për Barcelonën në 28 ndeshje.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport barcelona griezmann kerkesa barcelona griezmann kerkesa

Sondazh

Poll