Sport

Tentoi të vinte në Shqipëri tranzit, por u bllokua në Spanjë,sulmuesi i Kukësit: Rrezikova burgun!

30 Mars 2020, 15:13 Nga DOSJA
Tentoi të vinte në Shqipëri tranzit, por u bllokua në

KUKËS – Vasil Shkurtaj sulmuesi i Kukësit dhe një nga krygolashënuesit e kampionatit shqiptar për momentin po rikuperohet nga një dëmtim. Shkurtaj udhëtoi fillimisht në Greqi për tu rikuperuar sa më shpejt, por shteti helen bllokoi çdo fluturim me vendin tonë.

Në pamundësi për të ardhur në Shqipëri, sulmuesi vendosi të fluturonte tranzit, fiilimisht në Spanjë për të mbërritur në Shqipëri, por në momentin që mbërriti atje u bllokua për shkak të koronavirusit. Në një intervistë Shkurtaj tregoi peripecitë që ka kaluar gjatë këtyre ditëve.

“Preva biletë për tu kthyer, por u anuluan të gjitha fluturimet. Në këto momente, kam ngelur këtu.Para tri ditësh, kisha dalë për vrap, kisha dalë vonë natën pas orës 11. Më ndaloi policia dhe më falën vetëm se isha i huaj, por nuk më falin më. Mund edhe të më burgosnin.
Rikuperimi? Po përpiqem të bëj më të mirë, duke bërë ushtrime në shtëpi në komunikim me doktorin. Unë duhet të bëj vrap, gjë që është e pamundur. Përpiqem që të bëj ushtrime në shtëpi. Kam folur edhe me presidentin e Kukësit, edhe me lojtarët kam folur thuajse çdo ditë.”

(E.Ç/Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport vasil shkurtaj vasil shkurtaj

Sondazh

Poll