Sport

Në kulmin e pandemisë Wanda Nara braktis Parisin për Milanon, Maxi Lopez i ashpër ndaj saj: Indinjohem që ti nuk ke…

30 Mars 2020, 10:10 Nga DOSJA
Në kulmin e pandemisë Wanda Nara braktis Parisin për Milanon,

Sulmuesi argjentinas Maxi Lopez nuk lë rast për t’u përplasur me ish bashkëshorten e tij, Wanda Narën, e cila tani është e martuar me ish kapitenin e Interit, Mauro Icardin, ndërsa këtë herë shkak janë bërë fëmijët e tyre.

Wanda ka tre fëmijë me Maxi Lopezin dhe dy të tjerë me Mauro Icardin, ndërsa vetëm pak ditë më parë të gjithë u kthyen në Milano, për të jetuar në vilën e sulmuesit të PSG-së, ndërkohë që kampionati francez është i ndërprerë për shkak të koronavirusit.

Por pikërisht kjo lëvizje ka “tërbuar” Maxi Lopezin, i cili nëpërmjet një statusi të gjatë në Twitter, ka akuzuar Wandën si të papërgjegjshme.

“Ke çuar fëmijët nga Parisi në Lombardi. Dua të di mbi ç’bazë ka shkelur karantinën në këtë kohë pandemie globale, ku të gjithë këshillojnë qëndrimin brenda dhe ti çon fëmijët nga një shtet në një tjetër, pikërisht në Lombardi, në qendrën e karantinimit nga Covid-19. Indinjohem që ti nuk ke ndërgjegje. Nëse nuk e bën për vete, bëje për ata 5 fëmijë që ke”, ka shkruar ndër të tjera Maxi Lopez.

pic.twitter.com/edll2fBf9J

— Maxi Lopez (@MaxiLopez_11) March 29, 2020


(e.ç/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport koronavirusi ne sport maxi lopez wanda nara koronavirusi ne sport maxi lopez wanda nara

Sondazh

Poll