Sport

FOTO/ Barcelona, Messi dhe shokët e skuadrës zgjidhin ngërçin e pagave: Kemi qenë të gatshëm për…

30 Mars 2020, 14:21 Nga DOSJA

SPANJË– Ngërçi i uljes së pagave te Barcelona është zgjidhur përfundimisht. Për të sqaruar opionin publik dhe të gjithë problematikën ka menduar kapiteni i skuadrës Lionel Messi.

Nëpërmjet një letre publike Messi sqaron se klubi dhe shokët e tij të skuadrës kanë rënë dakord të shkurtojnë me 70% pagat e tyre dhe gjithashtu edhe të kontribojnë nga të ardhurat e tyre private, në mënyrë që punëtorët e klubit të marrin paga të plota deri në fund të kësaj periudhe të vështirë.

“Gjithmonë kemi qenë të gatshëm të ulim pagat tonë, sepse e kuptojmë se kjo është një situatë e jashtëzakonshme dhe ne jemi të parët që gjithmonë kemi ndihmuar klubin kur na e ka kërkuar. Madje shumë herë e kemi bërë atë me iniciativën tonë. Asnjëherë nuk pushon së më mahnituri se brenda klubit ka nga ata, që u përpoqën të na fusin nën xhamin zmadhues dhe u përpoqën të shtonin presion për të bërë diçka, që gjithmonë e dinim se do ta bënim.”

(E.Ç. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport barcelona lionel messin barcelona lionel messin

Sondazh

Poll