Sport

Përplasi makinat në parking dhe u largua në këmbë, mesfushori anglez vihet në kërkim nga policia

30 Mars 2020, 11:46 Nga DOSJA
Përplasi makinat në parking dhe u largua në këmbë,

ANGLI– Policia angleze ka nisur një hetim për shkak të një fotoje të mesfushorit të Aston Vilës, Jack Grealish. Kamerat e sigurisë së bizneseve kanë pikasur një mjet tip “Range Rover”, i cili rreth orës 10 të mëngjesit ka humbur kontrollin dhe ka përplasur dy makina të parkuara anës rrugës.

Një dëshmitar është shprehur se shoferi i mjetit ka dhënë të dhënat personale tek njëri prej pronarëve të dëmtuar dhe ka ikur në këmbë, duke lënë makinën në mes të rrugës.

Dy makinat e parkuara kanë pësuar dëmtime relativisht të vogla, ashtu si edhe mjeti i Grealish.

Policia ka nisur hetimet, duke sekuestruar mjetin e lënë në rrugë dhe më pas identifikimin e autorit të kësaj ngjarje, që nga fotot e zbuluara duket qartë se është është ylli i Aston Vilës.

(e.c/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport angli aston villa angli aston villa

Sondazh

Poll