Aktualitet

Patën kontakt me pacientin e prekur, 7 mjekë dhe infermierë të spitalit të Pukës nuk janë të infektuar me COVID-19

29 Mars 2020, 08:47 Nga DOSJA
Patën kontakt me pacientin e prekur, 7 mjekë dhe infermierë

Pukë- 7 mjekë dhe infermierë të spitalit të Pukës kanë dalë negativ pas testit të kryer për COVID-19. Bashkia e Pukës njofton se ky lajm është konfirmuar nga Autoritetet e Shëndetit Publik në Pukë. Mjekët bënë anlizat pasi kanë qenë në kontakt me një person të infektuar me COVID-19.

“Mirmengjes me këtë lajm fantastik Autoritetet e Shëndetit Publik në Pukë sapo na kanë konfirmuar lajmin e mirë se asnjë nga shtatë punonjësit e Shërbimit të Urgjencës ne Pukë, që u karantinuan nuk është prekur nga COVID-19. Pas analizave të kryera kanë rezultuar COVID-Negativ. Faleminderit ZOT! Bashkë mund t’ja dalim!”

Ndërkohë, në Shqipëri janë 197 persona të infektuar me Covid-19, mes tyre 4 fëmijë, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 10. 40 nga të prekurit janë shëruar, por harta e infektimit është zgjeruar. Puka i është bashkuar listës së fundmi, me 3 të infektuar, ndërsa epiqendra është në Tiranë me 113 të infektuar. Autoritetet kanë vetëm një thirrje për qytetarët: Qëndroni brenda!

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet viktimat e covid ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll