Sport

Keylor Navas largohet nga Parisi me një fluturim rekord, paguan 200 mijë dollarë për…

29 Mars 2020, 12:02 Nga DOSJA
Keylor Navas largohet nga Parisi me një fluturim rekord, paguan 200

PARIS-Edhe në Francë pandemia e koronavirusit po njeh rritje, banorët po marrin udhëzimet e qeverisë për të qëndruar në shtëpitë e tyre dhe këtu nuk bëjnë përjashtim as futbollistët.

Shumë lojtarë të PSG janë kthyer në familjet e tyre, Neymar, Thiago Silva dhe Cavani, u kthyen në Brazil dhe Uruguai. Portieri i klubit parizien Keylor Navas, nuk i ka rezistuar tundimit për tu kthyer në shtëpi dhe për ta bërë këtë me të vërtetë nuk ka kursyer asnjë shpenzim.

Në mes të pandemisë, me pothuajse të gjitha fluturimet bllokuar, ish portieri i Real Madridit shpenzoi rreth 200 mijë dollarë për të qenë në gjendje të përqafonte të dashurit e tij në Kosta Rika. Navas dhe familja e tij tani do të duhet të qëndrojnë 14 ditë në territorin kombëtar të Kosta Rikës, siç përcaktohet nga OBSH për të mbrojtur veten nga ngjitja e mundshme.

(e.ç. dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport keylor navas koronavirusi ne france keylor navas koronavirusi ne france

Sondazh

Poll