Sport

Koronavirusi ka dëmtuar financat e klubeve, merkato e verës parashikon vetëm shkëmbime mes lojtarëve

29 Mars 2020, 11:17 Nga DOSJA
Koronavirusi ka dëmtuar financat e klubeve, merkato e verës parashikon

Mjaft dilema ka për periudhën e merkatos së kësaj vere, që nuk mund të fillojë pa përfunduar sezoni aktual, por hapësira për shit-blerjen e futbollistëve mund të jetë minimale, ndaj po studiohen opsione të tjera. Megjithatë ekspertët e merkatos në Europë parashikojnë lëvizje të pakta këtë verë dhe kryesisht shkëmbime kokë më kokë mes lojtarëve, pasi klubet pritet të pësojnë një dëm të konsiderueshëm ekonomik, që nuk do t’i lejojë të investojnë.

Drejtori i Juventusit Fabio Paratici vetëm pak ditë më parë u shpreh. “Harrojini goditjet e bujshme këtë verë. Merkatoja do të përqendrohet më së shumti te lojtarët pa kontratë dhe te shkëmbimet kokë më kokë, pasi klubet po humbin miliona nga ndërprerja dhe nuk kanë mundësi investimesh të mëdha”.

Ndërkohë, klube të shumta, me në krye Juventusin, kanë kërkuar shfuqizimin për të paktën 3 sezone të Fair Play-t Financiar, si një mënyrë për t’i lejuar klubet të shpenzojnë përtej të ardhurave dhe të mos bien pre e krizës së shkaktuar nga përhapja e koronavirusit.

E.Ç/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport koronavirusi ne bote koronavirusi ne bote

Sondazh

Poll