Sport

Lojtarët e Barcelonës nuk pranojnë ulje page prej… Real Madridit

28 Mars 2020, 20:45 Nga DOSJA
Lojtarët e Barcelonës nuk pranojnë ulje page prej… Real

Shumë klube kanë vendosur që të ulin pagat e lojtarëve dhe të stafit prej koronavirusit, por duket se kjo nuk do të ndodhë te Barcelona.

Ky lajm qarkullon prej dy ditësh, në fakt, por sot në Spanjë zbulojnë edhe arsyen. Argumenti i lojtarëve katalanas është Real Madrid. Klubi madrilen ka vendosur që t’i paguajë të gjitha pagat si të ishte një sezon i rregullt dhe lojtarët e Barcelonës kanë përdorur këtë fakt për të jusitfikuar refuzimin e tyre.

Presidenti Bartomeu nuk e di se si ta menaxhojë situatën, duke marrë parasysh faktin se në muajin mars thuajse nuk është luajtur asnjë ndeshje dhe klubi nuk ka arkëtuar si zakonisht.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport barcelona bartomeu spanje barcelona bartomeu spanje

Sondazh

Poll