Sport

Ikën me paratë e tyre në Europian, sportistët  shqiptarë bllokohen në Londër

28 Mars 2020, 19:18 Nga DOSJA
Ikën me paratë e tyre në Europian, sportistët 

LONDËR- Siç dihet koronavirusi tashmë ka shkaktuar një kaos të vërtetë. Të gjitha aktivitet sportive janë pezulluar duke përfshirë edhe lojrat olimpike Tokio 2020. Shqipëria ishte pjesëmarrëse me kuaklifikimet e dy sportistëve, sic ishin peshëngritësi Briken Calja dhe atletja Luiza Gega, ndërkohë që ishin në tentativë të kualifikuar edhe disa sportistë të tjerë, mës të cilëve edhe boksierët Krenar dhe Rexhildo Zeneli, të cilët në këto momente ndodhen në Londër, ku shkuan për të marrë pjesë në kampionatin evropian.

Por përshkallëzimi i situatës me virusin, bëri që të krijohet një kaos i vërtetë, ku për shkak të bllokimit të fluturimeve dy boksirët kuqezinj kanë mbetur të bllokuar në Londër. Presidenti i Federatës Shqiptare të Boksit, Florend Kalivopullin u shpreh: Tre herë ua kemi prerë biletat, por ka dështuar kthimi i tyre në atdhe për shkak të situatës që po kalojmë me virusin, ku u pezulluan fluturimet. Tani jemi në pritje të ri-atdhesimit të tyre.

Janë më shumë se 100 persona që kanë mbetur në Britani dhe do të ketë një avion për rikthimin e tyre në Shqipëri. Më tej kreu i boksit shqiptar tregon edhe vështirësitë në këtë event kualifikues për në olimpiadë: “Sportistët kanë udhëtuar me shpenzimet e tyre gjithashtu dhe me ndihmën time personale, kjo për shkak të vonesës me çeljen e fondit grant.

(E.Ç. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport briken calja florend kalivopullin luiza gega sportistet bllokohen ne londer briken calja florend kalivopullin luiza gega sportistet bllokohen ne londer

Sondazh

Poll