Sport

Julio Cesar zgjedh rivalin më të fortë në karrierë, është një juventin

28 Mars 2020, 19:46 Nga DOSJA
Julio Cesar zgjedh rivalin më të fortë në karrierë,

Julio Cesar ka zgjedhur italianin Gianluigi Buffon si kundërshtarin më të fortë, me të cilin është përballur gjatë karrierës së tij. Saktësisht, ish-portieri i Interit është pyetur vetëm për portierët dhe jo sulmuesit, mesfushorët apo mbrojtësit.

“Kam luajtur kundër disa portierëve që kanë qenë përbindësha, nëse mund t’i përkufizoj kështu. Buffon, Casillas, Petr Cech, Dida, Van der Sar, shumë. Nëse duhet një emër, besoj se do të zgjidhja Buffon, sepse kur kam qenë në Itali kemi patur mundësi të përballemi, si edhe me kombëtaret”.

“Karriera e tij thotë githçka për të. Është një kampion dhe një model për të tjerët. Kështu që mendoj se më i miri është Buffon”, ka deklaruar braziliani.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport buffon cesar legjenda buffon cesar legjenda

Sondazh

Poll