Bota

“Balkan Insight” shkrim për Shpend Ahmetin: Simbol i zbehur për shpresën politike, ka humbur kredibilitetin

21 Mars 2019, 07:43 Nga DOSJA
“Balkan Insight” shkrim për Shpend Ahmetin: Simbol i zbehur

Kosovë- Për kreun e komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetin “Balkan Insight” shkruan  se tashmë ai është një simboli i zbehur i Kosovës për shpresën politike në vend.

Kjo media thekson se Ahmeti për shkak se ka ndryshuar shumë herë ngjyrat politike ka humbur kredibilitetin e tij të mëparshëm.

“Bashkëkryesuesi i ri i ekipit negociues të Kosovës me Serbinë ka ndryshuar ngjyrat e tij aq shpesh sa që shumë analistë kanë frikë se aktivisti dikur popullor ka humbur kredibilitetin e tij të mëparshëm.”, shkruan kjo media.

Pjesa nga shkrimi i “Balkan Insight”:

Në një ditë të shkurtit, kur u ngjit në shkallët e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Shpend Ahmeti la pas vitet e aktiviteteve politike që e kishin bërë atë një nga politikanët më të popullarizuar në Kosovë. I frymëzuar nga një debat publik për një tender për furnizimin e shkollave në Prishtinë me qumësht, ai po e çonte  partinë e tij të mëparshme, Vetëvendosjen, në gjykatë për shpifje. Pas paraqitjes së padisë, ai akuzoi udhëheqësin e tij, Albin Kurtin, se qëndronte pas akuzave të bëra kundër tij.

“Ai hedh gurin dhe fsheh dorën … Do të ishte mirë të dilja përballë tij në të gjitha temat dhe të mos fshihej pas të tjerëve”, tha Ahmeti.

Enver Robelli, një gazetar i lindur në Kosovë që punon në Zvicër, i sheh akuzat e fundit të ish-mikut të tij  tëVetëvendosjes, si pasojë e vendimit të Ahmetit për të mbështetur qeverinë e Ramush Haradinajt, duke mbështetur shumë nga nismat e saj në parlament.

 Burimi: Balkan Insight

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni ahmeti simbol i zbehur ballkan insight shpend ahmeti ahmeti simbol i zbehur ballkan insight shpend ahmeti

Sondazh

Poll