Aktualitet

212 të infektuar me COVID-19/ Zgjerohet harta, 1 i prekur në Mirditë, shkon në 40 numri i të shëruarve

29 Mars 2020, 07:42 Nga DOSJA

Shqipëri- Numri i të infektuave me COVID-19 në vendin tonë po rritet nga dita në ditë. Ministria e Shëndetësisë njoftoi ditën e sotme se numri i personave të infektuar ka shkuar në 212 dhe 4 pacientë janë të intubuar. Ndërkohë deri më tani kanë humbur jetën 10 persona dhe janë shëruar 40 të tjerë. Hartës së të infektuarve i është bashkuar së fundmi Midita, me 1 të infektuar, ndërsa epiqendra është në Tiranë me 121 raste.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se numri i të infektuarve në Vaun e Dejës ka shkuar në 3 dhe pritet që 6 personave të tjerë t’u bëhet analiza e COVID-19. Në Fier rezulton e infektuar një nëpunëse e Drejtorisë Arsimore.

Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm dha lajmin se 7 persona të tjerë me COVID-19 janë shëruar. Po kështu, pak më parë ministria e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu njoftoi  se dy mjekë të spitalit “Shefqet Ndroqi”, që ishin të infektuar me COVID-19 janë shëruar. Ministrja ka njoftuar se ka shkuar në 8 numri i mjekëve dhe infermierëve të shëruar. Autoritetet kanë vetëm një thirrje për qytetarët: Qëndroni brenda!

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama koronavirusi ne shqiperi ogerta manstirliu plani i masave per covid-19 viktimat e covid ne shqiperi edi rama koronavirusi ne shqiperi ogerta manstirliu plani i masave per covid-19 viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll