Aktualitet

“Jemi në rrugën e duhur”/ Rama publikon videon për COVID-19: Kini besim, nesër do jemi krenarë!

29 Mars 2020, 06:36 Nga DOSJA
“Jemi në rrugën e duhur”/ Rama publikon videon për

Tiranë- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka reaguar sërish për situatën e krijuar në vend nga COVID-19. Nëpërmjet një postimi në Facebook, kreu i qeverisë shprehet se jemi në rrugën e duhur dhe se do të fitojmë luftën me virusin.

“MIRËMËNGJES kini besim, jemi në rrugën e duhur dhe nesër do jemi krenarë për se si dolëm nga kjo luftë e mallkuar.“, shkruan Rama, teksa publikon edhe një video ilustruese, ku tregohet përhapja e virusit në vendin tonë dhe disa nga masat e marra nga qeveria.

Ndërkohë, në Shqipëri janë 197 persona të infektuar me Covid-19, mes tyre 4 fëmijë, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 10. 33 nga të prekurit janë shëruar, por harta e infektimit është zgjeruar. Puka i është bashkuar listës së fundmi, me 3 të infektuar, ndërsa epiqendra është në Tiranë me 113 të infektuar. 12 mjekë dhe infermierë janë prekur, ndërkohë që Spitali Infektiv, COVID1 po mbush kapacitetet me 77 shtretër. Autoritetet kanë vetëm një thirrje për qytetarët: Qëndroni brenda!

J.V/Dosja.al

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama viktimat e covid ne shqiperi edi rama viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll