Aktualitet

Shkon në 3 numri i të infektuarve në Vaun e Dejës, pritet të testohen edhe 6 anëtarë të tjerë të familjes së 35-vjeç

29 Mars 2020, 07:50 Nga DOSJA
Shkon në 3 numri i të infektuarve në Vaun e Dejës, pritet

Vau i Dejës- Rritet numri i personave të infektuar me COVID-19 në Vaun e Dejës. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se përveç 35 vjeçarit të infektuar,  me koronavirus kanë rezultuar nëna dhe kunata e tij. Të njëjtat burime për bëjnë me dije se pritet që tamponi t’u bëhet edhe 6 anëtarëve të tjerë të familjes nga Vau i Dejës, pasi kanë shfaqur shenja klinike.

Familja e prekur në Vaune Dejës është një famije e madhe me 5 djem, dhe ka gjithsej 27 anëtarë.

Ndërkohë, në Shqipëri janë 197 persona të infektuar me Covid-19, mes tyre 4 fëmijë, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 10. 40 nga të prekurit janë shëruar, por harta e infektimit është zgjeruar. Puka i është bashkuar listës së fundmi, me 3 të infektuar, ndërsa epiqendra është në Tiranë me 113 të infektuar. Autoritetet kanë vetëm një thirrje për qytetarët: Qëndroni brenda!

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet viktimat e covid ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll