Bota

29 Mars 2020, 06:07 Nga DOSJA

COVID-19 po merr jetë njerëzish çdo ditë. 30,888 persona kanë humbur jetën deri më tani në të gjithë botën, ndërsa numri i personave të infektuar ka shkuar në 664,192. Lajm i mirë është se 142,364 kanë fitur betejën me COVID-19. Numri i personave të infektuar në Kinë po ulet nga dita në ditë, në 24 orët e fundit janë shënuar vetëm 5 raste të reja. Një nga vendet më të prekura është Italia, ku numri i viktimave ka arritur në 10,023. Nuk ngelet pas as Spanja, pasi aty kanë humbur jetën nga virusi 5,982 persona.

Tjetër shtet shumë i prekur në Evropë nga COVID-19, është Franca. Numri i viktimave në shtetin francez ka shkuar në 2314. Po kështu, të infektuar ka pothuajse në të gjitha vendet e Evropës.  Në SHBA ka më shumë se 100 mijë të infektuar nga koronavirusi. Mjekët dhe infermierët në vijat e para të ‘luftës’ kërkojnë më shumë pajisje për të luftuar virusin, i cili deri më tani ka vrarë 2229 persona.

Në Kosovë numri i të infektuarve ka shkuar në 91, ndërkohë në vendin tonë ka 197 persona të infektuar dhe janë shënuar 10 viktima. COVID-19 është përhapur edhe në Greqi, ku deri më tani aty janë shënuar 32 viktima.

Burimi: worldometers.info/coronavirus/

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote koronavirusi ne bote

Sondazh

Poll

Bota 28 Mars 2020, 21:33

ITALI- Ministri i Jashtëmi i Italisë, Luigi Di Maio ka reaguar sërish pas dërgimit të 30 mjekëve nga Shqipëria në Itali. Di Maio shkruan se Shqipëria tregoi se ...