Bota

“Faqja më e trishtë e historisë tonë”, Presidenti italian u drejtohet qytetarëve: Masat e marra kanë dhënë efekt poz

28 Mars 2020, 14:44 Nga DOSJA
“Faqja më e trishtë e historisë tonë”,

ITALI- Italia është vendi i parë në  botë për numrin më të madh të viktimave nga koronavirusi.

Në mes të këtij kaosi që ka mbërthzer vendin, Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella u ka bërë thirrje qytetarëve italianë përmes një videomesazhi, ku teksa u kërkon të qëndrojnë në shtëpi e cilësuar këtë situatë si faqen më të trishtë që ka përjetuar ndonjëherë një vend si Italia.

Në fjalën e tij Mattarella përmendi edhe masat drastike që ka marrë qeveria, duke thënë se po japin efekte pozitive, por për të pasur edhe më shumë efekt në zhdukjen e virusit ai ka thënë se duhet të vijojmë kështu që të mund të shihet një ndryshim i situatës.

“Ne po jetojmë faqen më të trishtë në historinë tonë. Kemi parë imazhe që do të jetë e pamundur të harrohen. Disa territore dhe veçanërisht brezi i vjetër po paguajnë një çmim shumë të lartë. Edhe sot ka një numër të lartë dhe te dhimbshëm të vdekjeve të reja. Sidoqoftë, ky fenomen sugjeron që masat kufizuese janë duke prodhuar efekte pozitive dhe, për këtë arsye është e nevojshme të vijohet që të mund të shohim ndryshim të situatës. Në vendin tonë janë marrë masa të rrepta, por të domosdoshme, me rregullore ligjore. Ndjenja e përgjegjësisë së qytetarëve, është burimi më i rëndësishëm mbi të cilin një shtet demokratik mund të llogaritet në kohë si kjo që po përjetojmë. Ndërsa zbatojmë masat kundër vështirësive ekonomike, ne duhet të fillojmë të mendojmë për pas urgjencën: iniciativat dhe mënyrat për të rihapur gradualisht jetën tonë shoqërore dhe ekonominë tonë.”– u shpreh Mattarella në video.

Ndër të tjera presidenti italian ka kërkuar edhe ndihmën e Bashkimit Europian për të kaluar këtë situatë të vështirë që ka krijaur COVID-19.

“Bashkimi Europian, Banka Qendrore dhe Komisioni Europian, ditët e fundit, kanë marrë vendime të rëndësishme dhe pozitive financiare dhe ekonomike, të mbështetura nga Parlamenti Evropian. Italia pret masa konkrete financiare dhe ekonomike nga BE në ditët në vijim.”–  përfundoi ai.

Kujtojmë që Italia deri më tani ka mbi 9 mijë viktima dhe mbi 86 mijë të infektuar nga koronavirusi.

Burimi- repubblica.it 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne itali presidenti sergio mattarella koronavirusi ne itali presidenti sergio mattarella

Sondazh

Poll