Insights

FACTCHECK- Lulzim Basha kërkon shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore…por qeveria e ka aktivizuar që në dhjetor

23 Mars 2020, 15:17 Nga DOSJA
FACTCHECK- Lulzim Basha kërkon shpalljen e gjendjes së

TIRANË- Prej dy ditësh kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha kërkon nga qeveria që të shpallë gjendjen e fatkeqësisë natyrore për të parandaluar përhapjen e COVID-19. Pasi e deklaroi dje, Basha e përsëriti sot, në një video-mesazh me probleme që u njoftua që në orën 13:00 dhe u sos në orën 15:00. “Menjëherë të shpallë gjendjen e emergjencës së fatkeqësisë natyrore në të gjithë territorin e Shqipërisë dhe të urdhërojë menjëherë mbylljen e çdo biznesi me prani të madhe dhe të dendur punonjësish.”-tha Basha.

Për të ilustruar shumë shkurt, sesi shkon kjo punë, do të kthehemi më 16 dhjetor 2019, tri javë pas tërmetit të 26 nëntorit. Në këtë datë, kryeministri i kërkoi Parlamentit zgjatjen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore deri më 31 mars 2020. (Lexo këtu). Kërkesa përfshinte tri qarqet, Tiranë, Durrës dhe Lezhë, me motivacionin se në vend vijonin lëkundjet, por edhe si motiv për të marrë fondet nga konferenca e donatorëve. Siç mund ta kuptoni, vendi është aktualisht në gjendjen e fatkeqësisë natyrore.

Por ajo që vjen më pas është edhe më komike. Pas shtyrjes së gjendjes së fatkeqësisë, selia blu nxitoi t’a kundërshtonte. (Lexo këtu). Sipas PD, qeveria shtyu afatin deri më 31 mars 2020 pasi nuk ishte e aftë që të bënte një plan masash brenda 30 ditëve siç e paracakton Kushtetuta.

“Zgjatja e fatkeqësisë natyrore nuk është e justifikuar, pasi ajo nuk u shërben qytetarëve. Duke shtyrë me 3 muaj gjendjen e fatkeqësisë natyrore, Edi Rama kërkon të fshehë krizën e rëndë politike në vend, duke keqpërdorur krizën pas tërmetit, të shkaktuar, në një masë të madhe, nga korrupsioni shtetëror dhe paaftësia për të menaxhuar situatën”, thuhet në deklaratën e demokratëve.

Pas misterit të SMS-së së famshme, ky është misteri i dytë brenda javës për atë që kërkon Basha.  Në këtë situatë jemi të paqartë çfarë ka dashur të thotë Basha? Përse e ka patur fjalën? Për një gjendje fatkeqësie të re sot? Apo për në 1 prill? Megjithatë, kohë ka plot, mos të ngutemi, shpresojmë që PD do na hedhë dritë mbi këtë kërkesë, që duket absurde, pasi jo vetëm Basha nuk e mban mend që vendi është në gjendjen e fatkeqësisë, por edhe vetë Rama që e kërkoi me siguri e ka harruar.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

factcheck factcheck edi rama gjendja e fatkeqesise natyrore koronavirusi ne shqiperi lulzim basha edi rama gjendja e fatkeqesise natyrore koronavirusi ne shqiperi lulzim basha

Sondazh

Poll

Insights 20 Mars 2020, 16:39

Të vërtetat Universale të Covid-19

TIRANË-  Alber Kamy, shkrimtar dhe filozof francez, fitues i Çmimit Nobel për Letërsi, e fillon romanin e tij te famshem ‘Murtaja’ nepermjet nje  pe...

Insights 19 Mars 2020, 20:21

Përse Edi Rama ofroi lekë dhe pesimizëm?

TIRANË- I vetmi debat që mund të bëhet rreth planit financiar me 7 pika të kryeministrit, është stili i prezantimit të tij. Për herë të parë kryeministri n...

Insights 18 Mars 2020, 18:16

Shënime për karantinën

TIRANË- Pallati nr. 13 e kishte humbur qetësinë. Virusi po ua hiqte mendjen. Ndaj, kryesia u mblodh dhe vendosi unanimisht që e para gjë që duhej të bënin ...