Bota

Situata e vështirë në Itali nga COVID-19, Conte: Izolimi i qytetarëve zgjatet edhe 15 ditë të tjera

28 Mars 2020, 14:01 Nga DOSJA
Situata e vështirë në Itali nga COVID-19, Conte: Izolimi i

ITALI– Koronavirusi ka mposhtur tashmë Italinë ku në rang kombëtar kanë humbur jetën mbi 9 mijë persona, prandaj dhe autoritet vendase kanë marrë vendimin që izolimi i qytetarëve do të zgjasë edhe 15 ditë të tjera.

Ndërkohë Kryeministri Giuseppe Conte, Ministrja e Arsimit, Luciana Azzolina dhe Presidenti i Institutit të Lartë të Shëndetësisë, Silvio Brusaferro  kanë parashikuar se iyolimi mund të  zgjazë edhe pas 3 prillit.

“Ne do të zvogëlojmë kufizimet derisa ato të eliminohen plotësisht, por do ta bëjmë atë gradualisht, në mënyrë që përpjekjet e bëra deri më të mos shkojnë  dëm pa dhënë efektin e duhur. “-tha  Conte.

Kështu që Kryeministri Giuseppe Conte ka njoftuar në një intervistë për Il Sole 24 Ore zgjatjen e pashmangshme të mbylljes totale dhe ndalesat për të lëvizur pas të premtes së 3 prillit, datë në të cilën vlefshmëria e dekreteve kufizuese kaloi javët e fundit nga qeveria për përpjekjen e frenimit të përhapjes së koronavirusit .

“Për momentin është e parakohshme të bëjmë parashikime, por shpresojmë të kthehemi në normale sa më shpejt që të jetë e mundur. Tashmë mund të themi se, siç është parashikuar nga Ministrja Azzolina, pezullimi i aktiviteteve shkollore do të vazhdojë edhe pas 3 prillit “.-përfundoi ai.

Burimi- ilfattoquotidiano

A.C/Dosja

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota giuseppe conte koronavirusi ne itali giuseppe conte koronavirusi ne itali

Sondazh

Poll