Bota

80 pacientët e infektuar me Covid-19 kalojnë me sukses testimin, profesori GJENI në Francë vërteton efektin e ilaçit ‘ma

28 Mars 2020, 13:02 Nga DOSJA
80 pacientët e infektuar me Covid-19 kalojnë me sukses testimin,

FRANCË– Pandemia e koronavirusit mund të ndalet nga gjetja gjeniale e një profesori francez në Marsejë. Karizmatiku Dieder Raoult, drejtor i Njësisë së Kërkimit në Sëmundjet Emergjente Infektive dhe Tropikale (URMITE) në Marsejë ka gjetur një kurë: klorokinën, substancën që përdoret për trajtimin e malaries dhe sëmundjeve autoimune lupus dhe reumatizëm.

Substanca deri më tani dështoi në të gjitha terapitë antivirale, por kjo nuk e pengoi Raoult të vendosë që klorokina mund të kurojë infeksionet e koronavirusit, pavarësisht efekteve anësore serioze.

Për ta vërtetuar këtë, Raoult trajtoi 26 pacientë në institucionin e tij me hidroksilkorin të derivuar, vetëm dhe në kombinim me azitromicinë. Në një studim të dytë, ai kundërshtoi të gjithë kritikët, duke treguar se ky kombinim ilaçesh, është kura e vetme që mund të zhdukë koronavirusin.

Ai shtoi numrin e pacientëve në 80 vetë, dhe i ndoqi për një kohë më të gjatë, prej 10 ditësh. Pacientët e trajtuar me hidroksilklorinë ishin të gjithë në Marsejë, ndërsa kontrollet ishin të vendosura në Marsejë ose qendra të tjera.

Duke i dhënë dozën e përzierë, hidroksiklorokinë të kombinuar me azitromicionë për 10 ditë me radhë 78 pacientët e tij, patën një përmirësim të dukshëm, duke lënë shtratin e spitalit për këtë periudhë kohore. Ndërsa dy pacientët e mbetur të cilët kishin ndërlikime të dukshme, njëri në moshën 86-vjeç u nda nga jeta, ndërsa tjetri ndodhet në kujdes intensiv.

Në këtë mënyrë rezultoi që në vetëm kaq ditë, pjesa më e madhe e pacientëve, pas kurës magjike, të rezultonin negativë pas testimit për Covid-19.

Ndërsa vetë presidenti Trump e aprovoi këtë ilaç, por nën këshillën e mjekut, për shkak të rreziqeve të mundshme, lind pyetja a është hidroksiklorina produkti që mund të luftojë koronavirusin dh eta zhdukë atë?

Studimi i profesorit francez tregon qartë efektin e tij pozitiv, dhe ai i bën thirrje të gjithë ekipeve që merren me pacientë të infektuar me Covid-19 të vlerësojnë efektivitetin e kësaj strategjie terapeutike, në mënyrë që të kemi një parandalim të virusit vdekjeprurës, ndërsa këmbëngul në efektivitetin e ilaçit.

Burimi: For Better Science

R.L/Dosja.al

    

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota azitromicina didier raoult hidroksiklorina ilaci kunder koronavirusit profesori francez azitromicina didier raoult hidroksiklorina ilaci kunder koronavirusit profesori francez

Sondazh

Poll