Bota

“I braktisët uzinat në mënyrë idiote!”Trump urdhëron ‘General Motors’ të nis prodhimin e ventilatorëve: Fillo TAN

28 Mars 2020, 12:12 Nga DOSJA
“I braktisët uzinat në mënyrë idiote!”Trump

SHBA– Presidenti amerikan Donald Trump ditën e sotme ka urdhëruar “General Motors” që të nis prodhimin e një numrin më të lartë ventilatorëësh për pacientët me COVID-19.

Trump u shpreh se  “GM po harxhonte kohë” ndërkohë që nga ana tjetër ishte shumë e rëndësishme të veprohej shumë shpejtë për të mos humbur jetë njerëzish.

Përmes një postimi në Tëitter ai theksoi sërish urdhërin që ka për kompaninë prodhuese: “General Motors, duhet të hapni menjëherë uzinat që braktisët në mënyrë idiote në Lordstown, Ohio ose disa uzina të tjera dhe të filloni të bëni ventilatorë, tani!!!!! Ford, Fillo të prodhosh ventilatorë,shpejt!!!!

Ndërkohë deri më tani Amerika ka 104,000 të infektuar nga virusi, ndërsa të vdekur janë regjistruar rreth 1.700 viktima, një numër relativisht i vogël krahasuar me vdekjet nga COVID-19 që kanë ndodhur në Kinë, Itali dhe Spanjë.

Burimi:  Theweek 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota donald trump donald trump

Sondazh

Poll