Aktualitet

9 viktima nga COVID-19 në Shqipëri, Ministria: Të infektuar janë 186. Sot lanë spitalin 6 pacientë, në total janë 31 të

27 Mars 2020, 07:15 Nga DOSJA

SHQIPËRI- Është akoma herët të thuhet se izolimi gati 2-javor ka dhënë rezultatet e para, por sot, shënohet një rënie e ndjeshme e rasteve të reja me koronavirus në Shqipëri, me vetëm 12 pacientë të rinj. Bilanci pozitiv nuk përsëritet me viktimat, ku tanimë janë 9 persona që kanë ndërruar jetë nga COVID-19 në vendin tonë.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi mëngjesin e sotëm se në spitalin Infektiv në Tiranë ka humbur jetën një 66-vjeçar nga Fieri. Sipas ministrisë 66-vjeçari i infektuar pësoi infarkt. Ndërsa në mbrëmje ministria shprehet se një tjetër paciente, një 52-vjeçare nga Vlora ka ndërruar jetë 4 ditë pasi kishte shkuar në Infektiv

Gjithashtu, dje në darkë humbi jetën në spitalin Infektiv një 85-vjeçare.  Kryeministri Edi Rama së fundmi ka dhënë një lajm të mirë, pasi ka njoftuar se 14 persona të tjerë të infektuar me COVID-19 janë shëruar.

Sakaq, koronavirusi ka prekur edhe një nga deputetët e Kuvendit të Shqipërisë. Adriatik Alimadhi, pjesë e opozitës së re thotë se është infektuar bashkë me gruan teksa vë në dukje mungesën e interesimit nga shteti. Ndërkohë burime për Dosja.al bëjnë me dije se një person rezulton i infektuar në Vaun e Dejës, i cili 12 ditë më parë ishte kthyer nga Italia.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, numri i të infektuarve në vendin tonë ka shkuar në 186, mes tyre 31 të shëruar, ku 6 prej tyre e lanë spitalin sot në mbrëmje. Po kështu, është zgjeruar harta e infektimit. Puka i është bashkuar listës me 2 të infektuar, ndërsa epiqendra është në Tiranë me 107 të infektuar. Qeveria ka marrë masa për këtë pandemi, që tashmë është kërcënim për të gjithë botën. Jeta në vend është paralizuar përfshirë këtu punën e mijëra bizneseve dhe individëve privatë.

(J.V.F.G. A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll