Bota

Më shumë raste se Kina, bllokimi i për Italinë mund të vijojë edhe pas 3 prillit: 9.2% e të infektuarëve vdesin

27 Mars 2020, 17:18 Nga DOSJA
Më shumë raste se Kina, bllokimi i për Italinë mund të

ITALI– Në Lombardi, rajoni më i goditur në Itali nga koronavirusi ditën e sotme janë regjistruar rreth 2,409 infeksione të reja.

Shifrat tregojnë se Italia tani ka regjistruar të paktën 82.948 raste të personave me virus, duke kapërcyer Kinën e cila ka regjistruar vetëm 81.897.

Në bazë të raporteve të publikuara ditën sotme nga drejtuesit e Institutit të Lartë të Shëndetësisë, u mësua se ka një ngadalësim të rritjes, por jo të një faze të zvogëlimit.

Italia tashmë është prej tre javësh e bllokuar nga koronavirusi, por mbyllja e shkollave dhe ndalimi i aktiviteteve jo të domosdoshme me shumë gjasa do të zgjatet edhe pas 3 prillit.

Dhe shkalla e vdekshmërisë në Itali është qartazi më e lartë se mesatarja botërore, prej 9.2%.

Ndërkohë edhe në Europë, gjendja nuk është e mirë pasi përhapja vazhdon ende me të njëjtën shpejtësi. Bllokimi i pjesshëm në Gjermani do të vazhdojnë edhe për pak kohë. Italia dhe Spanja vijojnë më shifra të frishme të vdekurisht çdo ditë. Deri më tani Italia ka shënuar 86,498të infektuar, ndërsa Spanja 64,059 të infektuar.

Burimi: Dailymail

A.C/Dosj.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne itali koronavirusi ne itali

Sondazh

Poll