Bota

Filozofi majtist Slavoj Zizek analizon rrëzimin e Albin Kurtit: Është një shenjë se si do të jetë bota nesër

27 Mars 2020, 15:01 Nga DOSJA
Filozofi majtist Slavoj Zizek analizon rrëzimin e Albin Kurtit:

KOSOVË– Një nga filozofët më të shquar në botë, slloven, Slavoj Zizek, i njohur për idetë e tij të veçanta ka vlerësuar rrëzimin e qeverisë së Albin Kurtit si një grusht shteti.

Sipas Zizekut, qeveria e kryesuar nga Albin Kurti ishte midis shenjave shumë të rralla të shpresës në rajonin e Ballkanit.

“Qeveria e Kosovës e kryesuar nga Albin Kurti ishte ndër shenjat shumë të rralla të shpresës në rajonin e Ballkanit. Politikbërjen më në fund, e mori në dorë një gjeneratë e re, e cila nuk është e lidhur për pasionet etnike, që qe  e përkushtuar për moderninzimin e vendit dhe që frymëzohej nga  një iluminizëm emancipues. Si e tillë, qeveria e Kurtit ishte gjemb në këmbë për të gjitha forcat politike të cilat janë në gjendje të mbijetojnë vetëm në moçalin e pasioneve etnike e religjioze, ajo u urrye nga obskurantistët e të të gjitha llojeve, në Kosovë, Shqipëri e Serbi.”- tha ai.

Ndër të tjera filozofi thotë se kundër qeverisë së Albin Kurtit u krye një grusht-shteti parlamentar, i cili është shqetësues në dy aspekte. E para se për të kryer atë u shfrytëzua periudha e krijuar nga koronavirusi dhe e dyta se ai u organizua nga jashtë,  duke ndjekur rrugën që të çon deri tek Shtëpia e Bardhë.

“Ne pamë se si mund të përdoret politikisht epidemia e tmerrshme që po na shkatërron jetët,  ajo përbën shembullin se si ata në pushtet do ta shfrytëzojnë pamëshirshëm pandeminë për të imponuar vizionin e tyre për rendin e ri botëror. Është detyra jonë e shenjtë ta sqarojmë këtë për publikun e iluminuar në të gjithë botën, pasi historia e Kosovës kërcënon të shndërrohet ne historinë e të gjithë neve.”-përfundoi ai.

Burimi: albaniandailynews

 A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni albin kurti rrëzohet qeveria e albin kurtit slavoj zizek albin kurti rrëzohet qeveria e albin kurtit slavoj zizek

Sondazh

Poll

Bota 27 Mars 2020, 12:08

WASHINGTON – SHBA ka njoftuar se do të vënë në dispozicion 274 milion dollarë për fonde shtesë në Shëndetësive për të frenuar përhapjen e koronavirusit. Fondi n...