Bota

Nga 500 mijë deri në 2.4 milion dollarë/ Të pasurit po mbrohen nga koronavirusi në bunkerët luksozë dhe ishuj privatë

27 Mars 2020, 14:40 Nga DOSJA

TIRANË– Kur e gjithë bota është izoluar si shkak i përhapjes masive të koronavirusit edhe shumë prej nesh me apo pa dëshirë jemi detyruar të izolohemi në shtëpinë tonë.  Por këto javë kmei kuptuar që COVID-19 nuk kursen as Mbretin, ky është një armik  i padukshëm që të godet kur ti se di.

Ndërkohë  të pasurit po ndjekin bunkerët më të mëdhenj dhe po ikin në ishuj privatë për t’i shpëtuar koronavirusit. Rising S Company, e cila prodhon bunkerë dhe vendbanime  të sigurta për raste rreziku, ka parë rritje të biznesit katër herë më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë thotë CEO Clyde Scott.

Ndër të tjera ai ka thënë se kishte marrë thirrje nga e gjithë bota, përfshirë vendet që ai kurrë nuk i kishte pasur klientë më parë, si Kroacia. Sipas tij mesatarja e kostos së modeleve që klientët shikonin aktualisht shkonin rreth 150,000 dollarë.

Një prodhues tjetër bunkerësh Larry Hall, me seli  në Amerikë ka thënë se një klient e bleu një bunker pa e vizituar fizikisht.  Mësohet se  shitjet e tij deri më tani kanë qenë për klientët amerikanë që punojnë në profesione të ndryshme, ku mes  tyre ka pasur edhe doktorë e inxhinierë.

Në këtë kohë ku e gjithë bota është në luftë me pandeminë COVID-19  çmimet e këtyre bunkerëve variojnë nga 500,000 dollarë deri në 2.4 milion dollarë,  ku brenda tyre përfshihen  pishina dhe palestra për argëtim.

Ishulli Privat i Gladden, shumë pak larg bregdetit të Belize në Karaibe, ka qenë më i popullarizuari sepse lejon “intimitet të plotë”, tregoi Chris Krolow, Drejtori i Përgjithshëm i Shitjeve në ishujt privat.

Ndërsa  kur bëhet fjalë për qëndrim me qera, një  natë për dy  persona kushton 2,950 dollarë, ku  i gjithë ishulli  bëhet i  tyre në nëj natë të vetme.

Shumë ish- ambasadorë kanë marrë jahte private, ndërsa të tjerë kanë marrë edhe aviona privat për fluturimet e tyre por numri ka qenë i vogël pasi çmimet e fluturimeve ishin teje të larta.

Ndërkohë edhe në Europë, gjendja nuk është e mirë pasi përhapja vazhdon ende me të njëjtën shpejtësi. Bllokimi i pjesshëm në Gjermani do të vazhdojnë edhe për pak kohë. Italia dhe Spanja vijojnë më shifra të frishme të vdekurisht çdo ditë. Deri më tani Italia ka shënuar 80,589 të infektuar, ndërsa Spanja ka 4858 viktima dhe 64,059 të infektuar.

Burimi: CNBC

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota ceo clyde scott covid-19 koronavirusi ne bote larry hall ceo clyde scott covid-19 koronavirusi ne bote larry hall

Sondazh

Poll

Bota 27 Mars 2020, 12:08

WASHINGTON – SHBA ka njoftuar se do të vënë në dispozicion 274 milion dollarë për fonde shtesë në Shëndetësive për të frenuar përhapjen e koronavirusit. Fondi n...