Bota

Trump e aprovoi publikisht, ilaçi që mund ‘të zhdukte’ Covid-19 shkakton viktima. Gjysmë ore pasi e konsumoi, vdes burri

27 Mars 2020, 15:01 Nga DOSJA
Trump e aprovoi publikisht, ilaçi që mund ‘të

SHBA– Pak ditë më parë, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump njoftoi lajmin e madh se FDA, (Organizata e Ushqimit dhe Ilaçeve), kishte arritur të zbulonte dy substanca, Hhidoksiklorikina dhe azitromicina, që të përziera së bashku mund të kuronin Covid-19, por mediat prestigjioze raportojnë se përdorimi medikamenteve të aprovuara nga Donald Trump, po shkakton të vdekur.

The Guardian raporton për një viktimë në Arizona, i cili u përpoq që të merrte kurën e koronavirusit të sugjeruar nga presidenti, Trump. Pavarësisht se presidenti e theksoi se ky ilaç mund të konsumohej vetëm me konsultën e duhur mjekësore, ka njerëz që shpresojnë se mund të kurohen duke e marrë dozën pa marrë aprovimin e duhur.

Burrë e grua rreth të 60-ave konsumuan fosfatin klorokuin, pa konsultën e mjekut, duke shpresuar se do të përmirësoheshin. Por përdorimi i medikamentit ka rezultuar fatal, duke i marrë jetën burrit, në zonën Phoenix, ndërsa ka mbetur në gjendje kritike gruaja.

Burime pranë çiftit raportuan se ata u sëmurën brenda gjysmë ore nga konsumimi i ilaçit. Vdekja e këtij burri erdhi ndërsa numri i rasteve të Covid-19 në Arizona u ndez më shumë se 50% brenda një dite, nga 152 të dielën në 235 të hënën, sipas departamentit të shtetit të shëndetësisë.

Edhe pasi shefi i FDA sqaroi se ilaçi ende duhet të testohet për përdorim, Trump mbivlerësoi potencialin e ilaçit, duke e aprovuar dhe shpërndarë menjëherë. Tani po testohet me mijëra pacientë në Neë York.

The Washington Post raporton se New York po lëviz me një shpejtësi dhe shkallë të paparë në një eksperiment njerëzor për të shpërndarë dhjetëra mijëra doza të ilaçeve të përdorura kundër malaries te pacientët e semurur rëndë me koronavirus, të nxitur nga drejtuesit politikë, përfshirë Presidentin Trump, për të provuar një trajtim që nuk është provuar të jetë efektiv kundër koronavirusit.

Pa asnjë trajtim të provuar për koronavirusin, ekspertët e shëndetit thonë se Administrata e Ushqimit dhe Barnave ka lëvizur me shpejtësi të pazakontë për të autorizuar planin për shpërndarjen e barnave nëpër rrjetet spitalore, në New York. Planifikimi për një iniciativë kaq komplekse do të zgjaste zakonisht deri në nëntë muaj, thonë ekspertë.

Përpjekja ka ngritur shqetësime midis ekspertëve të shëndetit në lidhje me rreziqet e sigurisë, përfshirë rrezikun e aritmisë fatale të zemrës dhe humbjes së shikimit të lidhur me ilaçet , duke përmendur këtu dhe ngritjen e shpresave të rreme në publikun amerikan. Por ndërhyrja e drejtpërdrejtë e Trump në çështje komplekse mjekësore, ka ngjallur zemërim popullor në lidhje me ilaçet.

R.L/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota covid-19 donald trump koronavirusi kura per covid-19 presidenti i shba-së covid-19 donald trump koronavirusi kura per covid-19 presidenti i shba-së

Sondazh

Poll

Bota 27 Mars 2020, 12:08

WASHINGTON – SHBA ka njoftuar se do të vënë në dispozicion 274 milion dollarë për fonde shtesë në Shëndetësive për të frenuar përhapjen e koronavirusit. Fondi n...