Politike

Rama shtrëngon sërish masat: Nga e hëna do dalë vetëm një anëtar i familjes 1 orë në ditë. Leja do kërkohet me SMS, p

27 Mars 2020, 12:18 Nga DOSJA
Rama shtrëngon sërish masat: Nga e hëna do dalë vetëm

TIRANË- Nga dita e hënë të gjithë ata që duan të dalin nga shtëpia qoftë edhe për të bërë pazar, do të lejohen vetëm përmes një lejeje të veçantë që do e marrin përmes një aplikacioni që u prezantua sot nga qeveria. Kryeministri Edi Rama ka sqaruar se nga e hëna e në vazhdim kjo do të jetë e vetmja mënyrë për të dalë nga banesa në të gjithë Shqipërinë, pior shton se mund të dalë vetëm një anëtar i familjes. Rama sqaron se njësoj si javën e shkuar edhe këtë javë pas orës 13:00 të së shtunës e deri të hënën në mëngjes, të gjithë do të jenë në shtëpi.

Një sqarim pati dhe nga drejtoresha e AKSHI, e cila bëri me dija se të gjitha lejet do kërkohen nëpërmjet telefonit ose në E-Albania dhe përgjigja konfirmuese do vijë pas 24 orërëve. Leja do jetë vetëm një orë në ditë, një anëtar i familjes, por nga këto ndryshime nuk përfitojnë pensionistët. Kreu i qeverisë u shpreh se nëse pensionistët gjenden në rrugë do ketë penalizime për ta, pasi çdo shërbim do ua bëj shtetit.  

Ky ndyshim bëhet si pjesë e planit të masave kundër përhapjes së koronavirusit në Shqipëri, kur janë 186 të infektuar me Covid-19, mes tyre 4 fëmijë, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 8. Ndërkohë që 31 nga të prekurit janë shëruar, harta e infektimit është zgjeruar. Puka i bashkohet listës me 2 të infektuar, ndërsa epiqendra është në Tiranë me 107 të infektuar. 12 mjekë dhe infermierë janë prekur, ndërkohë që Spitali Infektiv, COVID1 po mbush kapacitetet me 77 shtretër. Autoritetet kanë vetëm një thirrje për qytetarët: Qëndroni brenda!

(F.G. A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama masat kunder covid 19 plani i masave per covid-19 edi rama masat kunder covid 19 plani i masave per covid-19

Sondazh

Poll