Sport

Talenti i Ajaxit, zgjohet pas thuajse 3 vitesh nga koma, vëllai i tij: Është i ndërgjegjshëm komunikon me…

27 Mars 2020, 10:30 Nga DOSJA
Talenti i Ajaxit, zgjohet pas thuajse 3 vitesh nga koma, vëllai i tij:

Abdelhak Nouri, futbollisti i Ajax i cili cilësohej si një nga yjet e mëdhenj të futbollit, pësoi një aritmi kardiake gjatë një miqësoreje kundër Werder Bremen në korrik të vitit 2017 dhe u dërgua në spital. Por mrekullia ka ndodhur mbrëmjen e djeshme ai është zgjuar nga koma, pas afro 3 vitesh, duke u rikthyer kështu në jetë.

Në një prononcim për “De Wereld Draait Door”, vëllai i futbollistit, tregon për gjendjen shëndetësore të tij, duke zbuluar se buzëqesh kur shikojnë së bashku ndeshje futbolli.

“Abdelhak është zgjuar, arrin të ushqehet, por nuk lëviz dot nga krevati. Në momentet më të mira komunikon duke lëvizur vetullat. Është i ndërgjegjshëm se ku ndodhet. Ka rëndësi të madhe për të qëndrimi pranë familjes. Vëmë re se i pëlqen kur shohim ndeshje në televizor, ndonjëherë edhe buzëqesh. Ne bëjmë sikur nuk është i sëmurë dhe i flasim shpesh.“-thotë ai.

(E.ç/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport abdelhak nouri abdelhak nouri

Sondazh

Poll