Sport

I shkoi tek shtëpia/ Arrestohet Klodian Duro, ish-futbollisti i Kombëtares kanosi me jetë ish-gruan

27 Mars 2020, 09:55 Nga DOSJA
I shkoi tek shtëpia/ Arrestohet Klodian Duro, ish-futbollisti i

TIRANË- Ish-futbollisti i njohur i kombëtares shqiptare, Klodian Duro, u arrestua nga Policia e Tiranës për shkelje të urdhrit të mbrojtjes dhe për kanosje.

43-vjeçari, i cili ka punuar edhe si trajner në kampionatin shqiptar, u denoncua nga ish-bashkëshortja, e cila kërkoi ndihmën e policisë që të ndërhynte. Ai ka qenë divorcuar me partneren dhe, prej mosmarrëveshjeve të përsëritura, kjo e fundit ka marrë edhe urdhër mbrojtjeje nga gjykata.

Më 24 mars, Duro ka shkuar në banesën e ish-partneres së tij, i ka rënë derës dhe e ka kanosur për jetën atë. Ish-gruaja e tij ka telefonuar policinë dhe ka kërkuar ndihmë.

Më pas, ajo ka firmosur edhe kallëzimin ndaj Duros, i cili do të dalë para gjykatës ditën e shtunë, i akuzuar për dy vepra penale. Ai ka shkelur një verdikt gjykate, e cila pasi i kishte dhënë urdhër mbrojtjeje, e urdhëronte ish-futbollistin mos t’i afrohej ish-bashkëshortes.

NJOFTIMI I POLICISË:

Tiranë

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin Nr.2 është arrestuar në flagrancë shtetasi ;

•K.D., 43 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, duke thyer urdhrin e mbrojtjes e marrë nga ish-bashkëshortja e këtij shtetasi, ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj si edhe e ka përndjekur në menyrë të vazhdueshme .

Materialet proceduriale u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë për veprat penale “Dhuna në familje”, “Përndjekja” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimet e gjykatës”.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport arrestohet klodian duro kanosje klodian duro arrestohet klodian duro kanosje klodian duro

Sondazh

Poll