Politike

Rama nuk harron zanatin e vjetër, ‘zhgarravit’ fletoren teksa flet me qytetarët në telefon, formon lule dhe figura abstra

26 Mars 2020, 19:48 Nga DOSJA
Rama nuk harron zanatin e vjetër, ‘zhgarravit’ fletoren teksa

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka nisur të mbajë sërish shënime dhe të bëjë disa ‘piktura’ me dorë të lirë. Teksa pasditen e sotme, kryeministri publikoi një video-komunikim me qytetarët në profrilin e tij në Facebook, ajo që ra në sy ishte dora e Ramës që nuk pushonte.

Ndërkohë që pyeste qytetarët për probleme të ndryshme dhe u jepte përgjigje, nga ana tjetër zhgarraviste dhe fletoren e shënimeve. Në disa vende duket si lule,  ca të tjera thjesht form abstrakte që vetëm kryeministri mund t’ua gjëj kuptimin.

Këtë gjë kryeministri Edi Rama e ka bërë gjithmonë. Madje ka hapur edhe një ekspozitë me titullin   “Shënime Fantastike” në Vjenë, në vitin 2018. Aty kryeministri prezantoi të gjithë shënimet e tij të mbante gjatë mbledhjeve të përditshme.

Këto vizatime më shoqërojnë gjatë çdo dite të aktivitetit tim politik. Janë punime që lindin gjatë takimeve, bisedave telefonike dhe fazave të të menduarit. Këto janë shënime nga tryeza e Kryeministrit,”- shprehej në atë kohë Rama.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama shenime fantastike edi rama shenime fantastike

Sondazh

Poll