Politike

Ruçi u ndërpret pushimet deputetëve: Nesër në 11:00 mblidhet online Konferenca e Kryetarëve

26 Mars 2020, 18:12 Nga DOSJA
Ruçi u ndërpret pushimet deputetëve: Nesër në 11:00

TIRANË- Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, pas një periudhe pa aktivitet parlamentar duket se do i kthehen sërish punës. Sot Kuvendi ka bërë me dije se kryetari Gramoz Ruçi, nesër në orën 11 dotë zhvillojë konferencën e kryetarëve e cila do të mbahet online.

Sipas njoftimi bëhet me dije se në rend dite do të jenë dy pika, miratimi i kalendarit të punimeve dhe miratimi i mbledhjeve të Komisioneve.

“Në bazë të Urdhërit të Kryetarit të Kuvendit, z. Gramoz Ruçi , Nr. 14.datë 25.03.2030, në datën 27 mars, ora 11:00, do të mblidhet Konferenca e Kryetarëve. Konferenca do të zhvillohet me anë të mjeteve të komunikimit elektronik /Cisco Webex dhe do të ketë këtë  rend dite:

1.Miratimin e kalendarit të punimeve të Kuvendit për periudhën 30 mars – 17 prill  2020; 2. Miratimi i grafikut të mbledhjeve të komisioneve të përhershme parlamentare, për shqyrtimin e akteve normative me fuqinë e ligjit, me anë të mjeteve të komunikimit elektronik/Cisco Webex”, shkruhet në njoftim.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike gramoz ruci konferenca e kryetareve masat kunder covid 19 gramoz ruci konferenca e kryetareve masat kunder covid 19

Sondazh

Poll