Basha tregon komunikimin me Vaferlei-n: I kërkova që të shtohen ndihmat për Shqipërinë, nuk jemi vetëm
26 Mars 2020, 17:45Nga DOSJA
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha me anë të një video-mesazhi ka treguar se çfarë ka biseduar sot gjatë komunikimit me Komisionerin për Zgjerimin, Oliver Vaferlei. Në një deklaratë nga selia e PD, Basha shprehet se i është mirënjohës Bashkimit Evropian për mbështetjen në këto ditë të vështira dhe u ka qytetarëve se nuk janë vetëm.
Basha shprhet se plotësimi i 15 kushteve dhe zbatimi i reformave të nevojshme për këtë, do të sjellin jo vetëm hapjen e negociatave, por edhe forcimin e shtetit të së drejtës dhe rritjen e mirëqenies ekonomike për çdo familje shqiptare.
Më tej ai shprehet se ka kërkuar nga Vaferlei që të shtohen fondet për Shqipërinë brenda instrumentit, që njihet si IPA, në drejtim të tre prioriteteve kryesore: mbështetje për shëndetësinë; mbështetje sociale për njerëzit në nevojë dhe mbështetje për biznesin dhe ekonominë shqiptare.
“Sapo përfundova një video-konferencë me Komisionerin për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Oliver Varhelyi. E falenderova atë dhe Bashkimin Europian për shprehjen e vullnetit pozitiv për hapjen e negociatave me Shqipërinë, pas përmbushjes së 15 kushteve. E garantova se opozita, Partia Demokratike dhe unë personalisht, do të bëjmë gjithçka që është në dorën tonë për të kontribuar për plotësimin e këtyre kushteve.
Plotësimi i 15 kushteve dhe zbatimi i reformave të nevojshme për këtë, do të sjellin jo vetëm hapjen e negociatave, por edhe forcimin e shtetit të së drejtës dhe rritjen e mirëqenies ekonomike për çdo familje shqiptare. Komisionerin dhe Bashkimin Europian i falenderova edhe për ndihmën që i akorduan Shqipërisë për të përballuar pasojat e koronavirusit, dhe i kërkova të shohin çdo mundësi për ta shtuar këtë ndihmë, pasi përveç pamundësisë për plotësimin e nevojave në shëndetësi, Shqipëria është një vend me nivel të lartë varfërie dhe e ka të domosdoshme mbështetjen për familjet në nevojë, për shtresat në nevojë, për biznesin dhe për ekonominë.
I kërkova, po kështu, edhe mundësinë e rialokimit të fondeve brenda instrumentit të paraaderimit, që njihet si IPA, në drejtim të tre prioriteteve kryesore: 1. Mbështetje për shëndetësinë. 2. Mbështetje sociale për njerëzit në nevojë. 3. Mbështetje për biznesin dhe ekonominë shqiptare. Po kështu i kërkova komisionerit të bëjnë gjithçka për të na ndihmuar edhe me instrumentet e tjera në dispozicion të Bashkimit Europian, si Banka Europiane e Investimeve dhe Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Të dashur bashkëqytetarë! Nuk jemi vetëm. Pavarësisht ditëve të vështira që po kalojmë, të jeni besimplotë se ditë më të mira do të vijnë për ju, për familjet tuaja dhe për Shqipërinë”, shprehet kreu i opozitës.
Bashkimi Evropian ka akorduar një fond prej 50 milionë Euro për Shqipërinë për përballimin e situatës së COVID-19. Sipas BE këto fotnde janë grante dhe jo kredi dhe nuk kanë lidhje me ndihmën që u dha për tërmetit. Ndërkohë sot Basha ka zhvilluar dhe një komunikim me Komisionerin për Zgjerimin, Oliver Vaferlei, dhe ky i fundit tregoi se kishte kërkuar vijimin e reformave.
(A.B. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme informon të gjithë qytetarët shqiptarë që ndodhen në Mbretërinë e Bashkuar, se autoritetet angleze kanë n...
TIRANË– Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka filluar të flasë në gjuhën e komunitetit rom. së fundmi, Veliaj ka shkuar në shtëpitë e anëtarëve të këtij...
TIRANË- Ambasadori i Bashkimit Evropian, Luigi Soreca ka zgjedhur sot që të komunikojë drejtëpërdrejtë me qytetarët. Në një video live në Facebook, Soreca ...
TIRANË- Ambasadori i BE, Luigi Soreca, si të gjithë qytetarët që jetojnë në Shqipëri është izoluar për shkak të COVID-19, gjatë një komunikimi që ka pasur ...
TIRANË- Luigi Soreca, sot ka komunikuar nëpërmjet Facebook, me qytetarët në Shqipëri, ku i është përgjigjur pyetjeve të tyre. Ambasadori ka treguar se &cce...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë sot një video të një mjeku në SHBA dhe shton se mesazhin duhet ta dëgjojnë ata që thonë se masat në Shqipëri ja...
TIRANË- Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca në një komunikim me qytetarët ka treguar kushtet që Shqipëria duhet të plotësojë për t’u ...
TIRANË- Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri u është përgjigjur sot pyetjeve të qytetarëve duke sqaruar hapjen e negociatave, por edhe fondin që uni...
Politike26 Mars 2020, 15:22
TIRANË- Presidenti i Ilir Meta me anë të një dekreti ka kthyer për rishqyëtim në Kuvendin ligjin për procesin kalimtar të pronave në Shqipëri. Në një njoft...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar gjatë ditës së sotme një bisedë me Komisionerin për Zgjerimin, Oliver Vaferlei. Ka qenë ky i...