Politike

Lajm i mirë për shqiptarët e bllokuar nga COVID-19 në Angli, MEPJ: Do zgjatet afati i vizës

26 Mars 2020, 17:39 Nga DOSJA
Lajm i mirë për shqiptarët e bllokuar nga COVID-19 në Angli,

TIRANË- Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme informon të gjithë qytetarët shqiptarë që ndodhen në Mbretërinë e Bashkuar, se autoritetet angleze kanë njoftuar për shtetasit e huaj, të cilët nuk mund të kthehen në vendet e tyre për shkak të pandemisë COVID-19 do të ketë zgjatje të vizës.

Sipas MEPJ, zgjatja e vizës do të zbatohet për secilin qytetar që viza i skadon pas 24 janarit dhe që nuk mund të largohet nga vendi për shkak të kufizimeve të udhëtimit ose të vetë-izolimit të tij. Me tej shpjegohet se kjo situatë do të zgjasë deri më 31 maj, por do të mbahet nën rishikim në rast se do të nevojitet zgjatje e mëtejshme.

MEPJ udhëzon të gjithë qytetarët shqiptarë që ndodhen në këtë situatë, të kontaktojnë ekipin e vënë në dispozicion dedikuar COVID-19, përmes adresës së e-mailit [email protected], për të njoftuar që vizat e tyre kanë skaduar”, përfundon lajmërimi.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike masat kunder covid 19 ministria e jashtme shqiptaret ne angli masat kunder covid 19 ministria e jashtme shqiptaret ne angli

Sondazh

Poll

Politike 26 Mars 2020, 15:22

TIRANË- Presidenti i Ilir Meta me anë të një dekreti ka kthyer për rishqyëtim në Kuvendin ligjin për procesin kalimtar të pronave në Shqipëri. Në një njoft...