Politike

Soreca sqaron “PO”-në nga BE, fondin 50 mln € për COVID-19 dhe tregon jetën në izolim

26 Mars 2020, 16:44 Nga DOSJA
Soreca sqaron “PO”-në nga BE, fondin 50 mln € për

TIRANË- Ambasadori i Bashkimit Evropian, Luigi Soreca ka zgjedhur sot që të komunikojë drejtëpërdrejtë me qytetarët. Në një video live në Facebook, Soreca u është përgjigjur të gjitha pyetjeve që i kanë bërë qytetarët duke sqaruar pozicionin e Shqipërisë përball Bashkimit Evropian.

Soreca ka treguar se çfarë është “PO”-ja, që dha BE-ja dy ditë më parë për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Sipas ambasadorit Shqipëria duhet të plotësojë dhe disa kushte që të ulet në tryezë për të vijuar negociatat.

Kushtet për të shkuar në konferencën e parë ndërqeveritare janë:  1. Reforma zgjedhore e miratuar sipas rekomandimeve të OSBE; 2. Vazhdimi i reformës në drejtësi, ngritja e Gjykatës Kushtetuese dhe të Lartë; 3. Krijimi i organeve të specializuara anti-korrupsion, SPAK dhe BKH dhe 4. Duhet të fuqizojë luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

Për ambasaodirn një tjetër kusht është edhe ligji për median, i njohur si paketa anti-shpifje, dhe sipas tij BE këtë situatë po e shikon me shumë vëmendje, pasi është një çështje shumë e rëndësishme.

Po ashtu ambasadori ka shpjefuar dhe fonin prej 50 milionë eurosh që BE ka dhënë për Shqipërinë që të përballojë situatën me COVID-19, duke thënë se nuk janë kredi, por grante dhe janë para shtesë dhe jo ato që janë dhënë për tërmetin e 26 nëntorit. Ambasadori në fund tregoi se është izoluar dhe shumicën e kohës punon nga shtëpia, dhe familja e tij është e izoluar në Itali.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike be ndihmon shqiperine luigi soreca masat kunder covid 19 soreca u pergjigjet qytetareve be ndihmon shqiperine luigi soreca masat kunder covid 19 soreca u pergjigjet qytetareve

Sondazh

Poll

Politike 26 Mars 2020, 15:22

TIRANË- Presidenti i Ilir Meta me anë të një dekreti ka kthyer për rishqyëtim në Kuvendin ligjin për procesin kalimtar të pronave në Shqipëri. Në një njoft...