Politike

Basha komunikom me Vaferlein, Komisioneri: Duhet të vijojnë reformat, BE pranë Shqipërisë në luftën kundër COVID-19

26 Mars 2020, 15:19 Nga DOSJA
Basha komunikom me Vaferlein, Komisioneri: Duhet të vijojnë reformat,

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar gjatë ditës së sotme një bisedë me Komisionerin për Zgjerimin, Oliver Vaferlei. Ka qenë ky i fundit që ka bërë publik bisedën mes tyre, duke treguar në mediat sociale se me Bashën kishte folur për dirën jeshile që dha BE për Shqipërinë.

Po ashtu, Komisioneri shprehet se kanë rënë dakord që reformat të vijojnë në Shqipëri dhe BE do jetë gjithmonë në mbështetje të vendit.

Si pjesë e bisedimeve të mia të vazhdueshme, fola me Lulzim Basha, sot për rëndësinë e arritjes së Shqipërisë në marrjen e dritës jeshile për hapjen e negociatave. Ne kemi rënë dakord se reformat duhet të vazhdojnë. BE qëndron pranë Shqipërisë në përpjekjet e rindërtimit dhe luftën kundër koronavirusit”, shkruan Vaferlei.

Pak ditë më parë Bashkimi Evropian vendosi që të hapë negocviatat me Shqipërinë, por sërish deri në uljen në tryezë vendi jonë duhet të plotësojë disa kushte. Pas hpajes së negociatave BE ka premtuar dhe një ndihmë prej 350 milionë Eurosh për Shqipërinë që të luftojë koronavirusin.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike be çel negociatat me shqiperinë luzlim basha masat kunder covid 19 oliver vaferlei be çel negociatat me shqiperinë luzlim basha masat kunder covid 19 oliver vaferlei

Sondazh

Poll