Politike

Koronavirusi/ Ruçi e kryeparlamentarët e rajonit letër BE-së: Lejoni eksportin e pajisjeve mjekësore në rajon

26 Mars 2020, 08:29 Nga DOSJA
Koronavirusi/ Ruçi e kryeparlamentarët e rajonit letër

TIRANË– Një ditë pas bllokimit në doganën greke të 10 mijë maskave, të cilat kishin si destinacion Shqipërinë, kryeparlamentari Gramoz Ruçi bashkë me homologët e tij të Ballkanit Perëndimor i kanë dërguar një letër kreut të PE-së dhe KE-së.

Kryeparlamentarët në letrën drejtuar Presidentit të  Parlamentit Evropian, David Sassoli dhe Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen propozojnë që të marrin masa për luftën ndaj epidemisë edhe në rajon duke kërkuar që të mos i kufizojnë ndihmat dhe  pajisjet mjekësore.

“Të vetëdijshëm për kompleksitetin e situatës së pandemisë COVID-19,  numrin e personave të infektuar dhe pajisjet e pamjaftueshme mjekësore të vendeve tona, sot, më tepër se kurrë, kemi nevojë për solidaritet, një qasje të koordinuar dhe veprim të përbashkët. Ndaj, kërkojmë që vendet e Ballkanit Perëndimor: Të përjashtohen nga vendimi për të kufizuar eksportin e paisjeve mjekësore nga Bashkimi Evropian dhe të përfshihen në skemën e autorizimit të eksportit BE-së;  Të kenë akses në prokurimin e përbashkët me BE-në të paisjeve mjekësore për të luftuar pandeminë; Të  lejohen që një pjesë e fondeve  të Programit  IPA II dhe të gjitha fondet e tjera në dispozicion nga burimet  e BE-së të përdoren për të luftuar pandeminë COVID-19.  Veç masave të propozuara, në emër të parlamenteve të vendeve tona, mirëpresim çdo lloj ndihme që Bashkimi Evropian është i gatshëm të vejë në dispozicion të vendeve të Ballkanit Perëndimor”, shkruhet në letrën e kryeparlamentarëve të rajonit.

Letra është nënshkruar nga kryeparlamentari shqiptar Gramoz Ruçi, kryetarja e Parlamentit të Kosovës, Vjosa Osmani. Nuk kanë munguar firmat as të Denis Zvizdic (Bosnjë- Hercegovina); Dragan Covic, kryetar i Dhomës së Popujve të Bosnjë-Hercegovinës; Ivan Brajovic (Mal i Zi), Talat Xhaferi (Maqedonia e Veriut), Maja Gojkovic nga Serbia

Ditwn e djeshme autoriteti doganor grek, ndaloi ditën e djeshme dhe në vazhdim sekuestroi një sasi prej më shumë se 10.000 maska mbrojtëse kundër Covid 19 me destinacion Shqipërinë. Dogana i ndaloi duke pretenduar se me urdhër të veçantë është ndaluar eksporti i maskave dhe dizifektantëve, me destinacion vendet e treta.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike gramoz ruci koronavirusi ne shqiperi gramoz ruci koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll