Politike

Koronavirusi izolon botën, MEPJ jep lajmin për shqiptarët në Bullgari: Lejet e qëndrimit do zgjaten do të zgjatet me 6 mua

26 Mars 2020, 12:47 Nga DOSJA
Koronavirusi izolon botën, MEPJ jep lajmin për shqiptarët në

TIRANË– Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme me anë të një njoftimi zyrtar ka informuar të gjithë qytetarët shqiptarë që ndodhen në Bullgari, se afati i lejeve të qëndrimit afatshkurtër dhe afatgjatë do të zgjatet me 6 muaj.

Shqiptarët që kanë një leje qëndrimi drejt mbarimit të afatit duhet vetëm të paraqesin dokumentacionin e nevojshëm për rinovimin e lejes së qëndrimit deri në 14 ditë pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme.

“Shqiptarët që do të tejkalojnë afatin 3 mujor gjatë kësaj periudhe duhet të paraqiten pranë Drejtorisë së Migracionit, për të zgjatur qëndrimin e tyre. Në rastet e nevojës për asistencë, MEPJ udhëzon qytetarët shqiptarë të kontaktojnë në numrin e emergjencës së Përfaqësisë së Republikës së Shqipërisë në Sofje +359 894 311 493 ose në adresën e e-mail [email protected],”-thuhet ndër të tjera në njëftimin e Ministrisë.

Ndërkohë edhe në vendin tonë numri i të infektuarve po shtohet. Deri tani shënohen 174 të infektuar në Shqipëri me Covid-19, mes tyre 4 fëmijë dhe 6 viktima. Ndërkohë që 17 nga të prekurit janë shëruar, harta e infektimit është zgjeruar. Tropoja i bashkohet listës me 2 të infektuar, ndërsa epiqendra është në Tiranë me 102 të infektuar. 12 mjekë dhe infermierë janë prekur, ndërkohë që Spitali Infektiv, COVID1 po mbush kapacitetet me 73 shtretër. Qytetarët duhet të qëndrojnë brenda.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike koronavirusi ne shqiperi mepj koronavirusi ne shqiperi mepj

Sondazh

Poll