Politike

Ndihmat për të prekurit nga tërmeti, Berisha publikon denoncimin, qytetari: Po i vjedhin, ne na i japin me qese plehrash

26 Mars 2020, 11:33 Nga DOSJA
Ndihmat për të prekurit nga tërmeti, Berisha publikon denoncimin,

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka shpërndarë videon që i ka ardhur nga një  qytetar, ku sipas tij janë ndihmat për banorët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit.

Sipas qytetarit, ndihmat për ata që jetojnë në çadër vidhen dhe jashtë kamerave shpërndahen me thasë plehrash.

“Në media dalin ushtarakë duke mbushur kuti të plota ndërsa njësia administative Milot i shpërndanë me thasë mbeturinash dhe ushqimet në total janë një Cola, një Sprite, 2 miell, 1 oriz, 1 makarona 2 kripë edhe 1 molto. S’kam marrë asgjë tjetër,”-shkruan ndër të tjera qytetari.

Ndërkohë edhe në Tiranë ka probleme me ndihmat. Kategoritë në nevojë janë mbledhur mëngjesin e sotëm tek njësia nr.1 duke u përplasur edhe me punonjësen e bashkisë. Në grumbullimin e tyre as që bëhej fjalë për të respektuar masat e sigurisë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Qytetarët pretendonin se nuk po i merrnin ndihmat dhe se ata po dërgoheshin tek familje të përzgjedhura. 

(k.m/dosja.al:

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike mashtrimi me ndihmat e termetit ndihmat e termetit sali berisha mashtrimi me ndihmat e termetit ndihmat e termetit sali berisha

Sondazh

Poll