Politike

Meta flet për paqen politike që solli COVID-19: Tani forcat janë bashkuar për një qëllim

25 Mars 2020, 21:33 Nga DOSJA
Meta flet për paqen politike që solli COVID-19: Tani forcat janë

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka folur sot për paqen politike që është krijuar gjatë krizës së COVID-19. Meta i ftuar sot në emisionin “Real Story” tha se tani janë bashkuar të gjitha forcat me vetëm një qëllim, atë të tejkalimit të situatës.

Është e domosdoshme në këtë moment paqja e bashkëpunimi. Nga një krizë të shëndetit publik mund të kalojmë në krizë politike etj. Natyrisht të gjitha këto do të përpiqemi t’i tejkalojmë dhe kostot do jenë minimale. Kjo arrihet duke u sjellë të gjithë në mënyrë të jashtëzakonshme. Të gjithë i kemi bashkuar fuqitë për një qëllim të përbashkët. Kjo situatë do në na bëjë të reflektojmë. Tashmë mund të hapim negociatat dhe kemi disa kushte e këto kushte duan bashkëpunim politik”, tha Meta.

Harta e të prekurve në Shqipëri është zgjeruar, ku epiqendra e COVID-19 është Tirana, e pas saj vjen Fieri e Korça. Ndërkohë që janë 146 të infektuar, 17 prej të cilëve janë shëruar dhe 5 viktima. Lezha, Shkodra, Vlora, Kavaja e Elbasani janë qytetet e tjera të prekurve. Gjendja e e të shtruarve në pavion është e stabilizuar deri më tani, ndërkohë që autoritetet bëjnë thirrje që qytetarët të qëndrojnë brenda.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 paqja politike ilir meta koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 paqja politike

Sondazh

Poll